Biografia...

Mima Kastrati lindi në Qytetin e bukur të Besianës. Aty edhe e filloi shkollën fillore. Muzikën dhe Poezinë e kishte përherë në zemër. Qysh në klasën e parë hynë në grupin Koral të Shkollës. Në klasën e dytë shpërblehet si recitatore më mirë me Poezinë ,,Ganimete Tërbeshi '' dhe ,,Populli Palestinez'' në Revistën për Fëmijë. Në klasën e tretë dhe të katër angazhohet nga Gani Gjafolli në Emisionin televiziv për fëmijë, si dhe në emisionin ,,Babadimri mbeti vet''. Shkollën Fillore e mbaroi në Besian dhe gjatë këtyre tetë viteve ajo si ndahet kurrë Muzikës, por merrë pjesë në shfaqje të ndryshme, nuk len anash as provat në Shoqërinë Kulturore ,,Josip Rela'' në Besianë ku përpos shumë Këngëtarëve ishin edhe Nysret Muqiqi dhe Afrim Muqiqi. Më pas vazhdon Shkollën e Medicinës në Prishtine ku edhe angazhohet prej fillimit në grupin Muzikor te Shkollës. Mbaron edhe një kurs të Muzikës dhe shpërblehet me një Diplomë si Këngëtare më e mire në Festën e Ditës së Ushtarit. Babai i saj ishte një intelektual i shquar i cili punoi si lektor në RTP-së. Dëshira e të cilit ishte që vajza e tij të bëhet mjeke. Mima duke e respektuar dëshirën e tij, vendosi që Mjekësia të jetë profesioni i saj i ardhshëm. Ajo vazhdoi studimet në universitetin e Prishtinës. Pasi që universiteti i Prishtinës u mbyll nga Policia Serbe, vendosi të ik te i dashuri i saj, Ahmeti, në gjermani me të cilin edhe u martua. Sot është nënë e dy fëmijëve te lumtur, Ulpianës dhe Dardanit. Tash kur fëmijët e saj janë pakë më të rritur, vendosi ti kthehet edhe një herë me plot elan dhe dashuri muzikës të cilën aq shumë e deshi, me përkrahjen e pakursyer te bashkëshortit te saj.


Në vitin 2007 promovoi CD-në e parë ,,Luj me ty'' dhe videoklipin në duet ,,M`fal të lutem'' me Hysin. Më pas vazhdoi bashkëpunimin me Z. Naim Krasniqin në RTV-21, ku edhe merrë pjesë në incizimet për vitin e ri. Nga Produkcioni Muzikor Emra.com ftohet për pjesëmarrje në DVD-në e Stupcave. Në shkurt të vitit 2008 merrë pjesë në Shoun e Z. Naim Abazit së bashku me Rovena Dilen dhe Shpat Kasapin. Edhe Qumili i ofron bashkëpunim për incizimin e DVD-së për nder të ,,8 Marsit''. Albumin e dytë ,,Thellë në Zemër'' bashkë me dy videoklipe ,,Pse s`më thua” dhe “Maturantët'' e sponzoroi Firma e mirënjohur "MABETEX" në krye me Z. Bexhet Pacollin. Në Diasporë është e kyçur në Firmën Gjermane Pionierfilm si Këngëtare. Mima nuk ndalet me kaq, por vazhdon punën saj me energjinë te cilën e ka akumuluar 13 vite me radhe. Tash është duke bashkëpunuar me sukses me kompozitor te shquar.


Mima falënderon nga Zemra të gjithë vizitoret e faqes së saj, kurse adhuruesve të saj u premton Këngë e vidoklipe te reja.

 

 

Mbremje Muzikor: ...

Copyright © 2008 - MIMA | Faqja e Kengetares se mirenjohur    Powered by MyKosova